Kukësi merr kryesimin

Futboll

Kukësi merr kryesimin

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 15:51
Pamje nga ndeshja

Pesë sfidat e javës së tetë në Kategorinë e Parë, prodhuan surpriza në rezultate.

Pogradeci ka humbur vendin e parë, pasi u ndal në barazim pa gola nga Oriku i vendit të fundit.

Ky është barazimi i tretë radhazi për liqenorët, që në pesë sfidat e fundit numërojnë vetëm një fitore, shumë larg pritshmërive.

Besa po ashtu u ndal në një barazim pa gola nga Bylis.

Kavajasit mbajnë vendin e dytë me 14 pikë, po aq sa Pogradeci i vendit të tretë. Bylis me dy pikë më pak mban vendin e pestë.

Kukësi mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Kastriotit me rezultatin 1-0. Ky sukses, i ngjit verilindorët në krye të renditjes me 15 pikë.

Besëlidhja triumfoi 5-2 ndaj Sopotit me përmbysje, në atë që është fitorja e parë në stol për trajnerin e ri, Mirel Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat