Ildi Gruda e nisi me një dedikim të veçantë ndaj shokut të skuadrës, Eljon Sotës, fitoren që Egnatia arriti mbrëmjen e djeshme përballë Teutës, 1-0 në Rrogozhinë. Sulmuesi foli për mediat pas duelit, ndërsa dha kontributin me asistin te goli i Adjessa.
“Kjo fitore i shkon Eljon Sotës, do i gjendemi pranë. Po kaloj një moment të mirë, besoj ta mbaj këtë ritëm.
Me ardhjen e Nevil Dedes, Gruda di të shënojë dhe asistojë? Në fakt, kemi shumë ndeshje.
Shumë afër, ngarkesë e madhe, do vazhdojmë këtë ecuri pozitve, ti marrim ndeshjet një nga një dhe të futemi për fitore.
Ka gjë për të përmirësuar, largim në një skuadër evropiane? Po, të përmirësojmë. Te porta është çelësi. Te finalizimi”, tha Gruda.