Liria ruan kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës

Futboll

Liria ruan kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2026 Në ora: 15:37
Liria

Liria e Prizrenit ka arritur pikë të plota në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Skuadra e Lirisë e ka mposhtur me rezultat 2:1 Tefik Çangën nga Tërni.

Futbollistët Tonis Gomes e Fitim Susuri realizuan për fitoren e rëndësishme të skuadrës prizrenase.

Pas javës së 13-të në Ligën e Parë të Kosovës, Liria kryeson me 29 pikë, ka një pikë më shumë se Prishtina e Re që gjendet në vend të dytë.

Liria ka një ndeshje më pak të luajtur me Mitrovicën. 

KF Tefik Çanga është në vend të 18-të me 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat