Nevil Dede me mendjen te Conference League

Futboll

Nevil Dede me mendjen te Conference League

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 15:55
Trajneri i Egnatias, Nevil Dede

Egnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore”.

Pas duelit, foli për mediat dhe trajneri fitues, Nevil Dede.

“Vendi i parë, besoj kjo ju kënaq. Pjesa e dëmtimeve? Shpresojmë që te Bitri nuk është gjë serioze. Më vjen keq për Grudën në një situate që mund të përfitonte.

Në futboll normal që ka dhe të tilla probleme dhe ndryshe nga të tjerat, po luajmë çdo 3 ditë. Po mbajmë të njëjtin standard dhe strukturë loje.

Çfarë ndryshoi në pjesën e dytë? Po Montenegro? Shiko. Mendoj që pjesën e dytë çunat e kuptuan që diferenca ishte.

Evidentuam pikët e dobëta të Tiranës dhe zgjidhëm ndeshjen. Diferenca bëhet, përpos një rotacioni të madh, prapë nuk ia dolëm të ruanim lojtarët. Në një moment bëhet i pashmangshëm. Do të ketë shqetësime. 

Kjo fitore i shkon Sotës, Grudës dhe Bitrit.

Montenegro po mundohet shumë. Nuk po ia arrin të përshtatet. Në momentet e caktuara jemi ndikuar. Mungesa e tolerancës për ti dhënë minuta akoma dhe më shumë. Është dhe pak faji im. Shpresojmë të zhbllokohet.

Duket që ekipi përsëri e ka stofin e një ekipi kampion, sa e vështirë do jetë për ndeshjet e ardhshme. Sikur e kanë një mendje te Europa? Është njerëzore. Është e vështirë. Duan që edhe ata të performojnë mirë, siç kanë bërë deri tani: Ngarkesa është e madhe.

Po mundohemi ti shpërndajmë ngarkesat. Dëshirat dhe përgjegjësitë që marrin në fushë. Të gjithë duan të tregojnë më të mirën përballë nesh. Gjithsesi, është luftë sportive, maratonë. Të rikuperojmë kohën për ndeshjen me Craiovën”, tha Dede.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat