Kanë përfunduar 5 ndeshjet e Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida mes pretendentëve, Besa – Pogradeci, ndërsa në fushë kanë zbritur edhe Besëlidhja me Bylisin.
Liqenorët janë mposhtur në Kavajë 3:2, duke mos ia dalë të marrim pikë e si rrjedhojë, humbja e parë sezonale. Besëlidhja ia del në Vlorë dhe merr fitore minimale 0-1, falë golit të shënuar nga Alidema.
Fitore ka arritur dhe Bylisi po në transfertë, 0-2 ndaj Burrelit.
Edhe Kastrioti në anën tjetër ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke mposhtur Korabin, 2-0..