Dinamo shkarkon trajnerin 

Futboll

Dinamo shkarkon trajnerin 

Nga: K.Goca Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 17:07
Trajneri Leotrim Krasniqi 

Dinamo e Ferizajt po kalon një periudhë të vështirë sa i përket rezultateve në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin Leotrim Krasniqi, pas humbjes së djeshme me rezultat 2:0 nga Istogu, në kuadër të javës së 13-të të kampionatit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar.

“FC Dinamo Ferizaj njofton se ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi.

Klubi e falënderon trajnerin Krasniqi për angazhimin, punën dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës sonë.

I urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës profesionale.

Faleminderit, Leotrim!”.

Pas javës së 13-të, Dinamo e Ferizajt renditet në vendin e shtatë me 20 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat