Futbollisti Fisnik Asllani dhe skuadra e tij, Hoffenheim, po përgatiten për një sfidë të rëndësishme në Londër, ku të enjten, nga ora 18:45, do të përballen me Crystal Palace, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Evropës.
Skuadra gjermane synon të regjistrojë fitoren e dytë në këtë garë evropiane, ndërsa sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është gati për këtë përballje.
Në prag të ndeshjes, Asllani ka theksuar rëndësinë e kësaj sfide dhe nevojën që skuadra të tregojë potencialin e saj më të mirë.
“Duhet ta tregojmë anën tonë më të mirë kundër Crystal Palace.
Është një ndeshje e madhe dhe të gjithë mezi po e presin. Kjo është gjëja e mirë e ndeshjeve gjatë mesjavës, sepse kemi mundësi të përmirësohemi shumë shpejt” - ka deklaruar Asllani, citon portali “bundesliga.com”.
Sa i përket renditjes, Crystal Palace pozicionohet në vendin e 15-të me katër pikë, ndërsa Hoffenheim gjendet në pozitën e 23-të me tri pikë.