Rishfaqet trajneri që insistoi për Brojën

Futboll

Rishfaqet trajneri që insistoi për Brojën

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 13:30
Armando Broja e Skot Parker

Nis një aventurë e re për Skot Parker, i cili në këtë sezon do të drejtojë në Championship.

Trajneri 46-vjeçar është prezantuar sot si tekniku i ri i West Ham, duke marrë vendin e Nuno Espirito Santo, i larguar pas rezultateve të dobëta që pasuan klubin edhe pas rënies në Championship.

Parker ka qenë futbollist në radhët e këtij klubi dhe për tre vite radhazi është shpallur lojtari më i mirë i tij, duke fituar në vitin 2011 edhe çmimin e futbollistit më të mirë në Angli, siç kishte ndodhur më parë vetëm me legjendën Bobi Mur.

Parker ka nënshkruar për dy vite e gjysmë dhe do të ketë si detyrë të ringjallë skuadrën e cila është në vështirësi në këtë sezon në Championship pa u ngjitur në nivelet e kërkuara. Kësisoj, ai do të ketë si kundërshtar në këtë edicion edhe klubin e Bërnlit, nga i cili u largua në javët e fundit të sezonit të kaluar, kur u bë e qartë se ekipi nuk do të mbijetonte dot në Premier Ligë.

Parker ishte ai i cili kroi që Armando Broja t’i bashkohej Bërnlit dhe provoi t’i jepte besim sulmuesit të Kombëtares shqiptare, gjë që nuk po ndodh më me rregullsi që pas largimit të tij nga ky post

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat