Ndeshja e javës së 11 mes Dinamos dhe Skënderbeu zhvillohet në Korçë, edhe pse ekipi kryeqytetas është pritës, pasi skuadrat ndërruan stadiumet në fazën e parë.
Ekipi kryeqytetas vjen në këtë ndeshje me shumë mungesa për shkak dëmtimesh e pezullimesh, duke që bërë që të ketë disa lëvizje ne formacionin titullar, ku e nis Farruku si rrallëherë në sulm nga minuta e parë.
Sa u përket korçarëve, ata kanë rikuperuar Bismark i cili bashkë me Nasr do të jenë forca kryesore në repartin e avancuar.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Dita, Hoxhallari, Ismaili, Lorran, Alhasan, Qefalija, Meta, Malomo, Vila, Farruku.
Trajner: Renaldo Kalari
SKËNDERBEU: Dobjani, Lagonidis, Shaqe, Zenullari, Amadu, Drame, Shkëmbi, Totre, Nasr, Janaqi, Bismark.
Trajner: Juljan Ahmataj