Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka pësuar një lëndim në fillim të ndeshjes kundër Chelseat dhe është detyruar të largohet nga fusha që në minutën e tretë.
Trajneri Regis Le Bris u detyrua të bëjë zëvendësimin e hershëm, duke aktivizuar Jules Ahoka në vend të mesfushorit shqiptar.
Largimi i Xhakës është një goditje për Sunderlandin, i cili humb një nga lojtarët kryesorë për vazhdimin e ndeshjes.
Megjithatë, Sunderland është në epërsi prej 1:0 ndaj Chelseat në këtë përballje të Premier League.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Granit Xhakës.