Mesfushori i Egnatias, Fernando, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në përballjen me Vorën, e fituar 5 – 1 nga kampionët e Superiores. Pas sfidës, ai foli për mediat.
“E rëndësishme për të shënuar dhe bërë një ndeshje sa më të mirë.
Mendoj se jam kthyer në formën më të mirë, kjo është ndeshja ime e 4-të për këtë sezon.
Në Conference League është më intensive, por është mirë të luash edhe në kampionatin shqiptar”, u shpreh Fernando..