Diar Vokrri operohet pas këputjes së ligamentit

Futboll

Diar Vokrri operohet pas këputjes së ligamentit

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 23:28
Futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale

Futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së ligamentit në këmbën e djathtë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Suhareka, përmes një njoftimi, duke konfirmuar se operacioni ka përfunduar me sukses.

Ballkani i ka uruar futbollistit shërim sa më të shpejtë, duke i shprehur mbështetje të plotë gjatë gjithë periudhës së rikuperimit.

“Jemi pranë teje gjatë gjithë këtij procesi!”, thuhet në mesazhin e klubit.

Tashmë, Vokrrin e pret faza e rehabilitimit, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e gjelbër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat