​Pas një muaji mungesë, Kompany shfaqet sërish në stërvitje

Futboll

​Pas një muaji mungesë, Kompany shfaqet sërish në stërvitje

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 15:24
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është rikthyer në qendrën stërvitore të klubit të martën, për herë të parë që nga incidenti shëndetësor që pësoi gjatë një seance stërvitore muajin e kaluar.

Sipas raportimit të Reuters, tekniku belg kishte pësuar një acarim meningeal, gjendje që i shkaktoi rrëzimin gjatë një stërvitjeje me ekipin e dytë të Bayernit. Ai ishte duke u rikuperuar nga një virus para incidentit, ndërsa për këtë arsye kishte munguar në disa seanca stërvitore.

Kompany ishte liruar nga spitali dhe kishte vazhduar rikuperimin, ndërsa rikthimi i tij në qendrën stërvitore përbën një hap të rëndësishëm drejt kthimit të plotë në punën e përditshme me skuadrën.

Gjatë mungesës së tij, ndihmëstrajneri Aaron Danks kishte marrë drejtimin e ekipit, duke e udhëhequr Bayernin drejt fitoreve ndaj Freiburgut, Magdeburgut, Atletico Madridit dhe Mainzit, si dhe barazimit 2:2 në përballjen me Borussia Dortmundin.

Bayerni nuk zhvilloi të martën një seancë të plotë stërvitore, pasi shumica e futbollistëve janë të angazhuar me përfaqësueset e tyre kombëtare.

Kampionët gjermanë do të rikthehen në fushë më 20 nëntor, kur në shtëpi do ta presin Kolnin në kuadër të Bundesligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat