Enzo Mareska dukej, nëse jo krejtësisht i hutuar nga humbja e skuadrës së tij të shtunën ndaj Nottingham Forest, atëherë të paktën pak i mërzitur.
Pas shtatë fitoreve radhazi që nga fillimi i sezonit, tani janë tre humbje radhazi, një model aq i pazakontë sa është regjistruar vetëm një herë më parë në historinë e elitës angleze, nga Shefield Uenzdi në 1904-05.
“Të tre humbjet ishin të ndryshme”, tha Mareska, megjithëse në të gjitha Siti kishte më shumë zotërim topi dhe më shumë raste. Në humbjen 2-1 ndaj Aston Vilës dy javë më parë, Siti kishte 63% të topit dhe pati 15 raste kundrejt tetë të Vilës.
Në humbjen 1-0 në shtëpi ndaj Brajton fundjavën e kaluar, ata kishin 62% zotërim të topit dhe 21 raste kundrejt shtatë. Në fund, kundër Notingamit, zotërimi i topit ishte 79% dhe 12 raste kundrejt 11.
Pra, Mareska ka të drejtë në një fakt, Siti mund të shikojë statistikat bazë dhe të thotë se kanë qenë të pafat – megjithatë Notingami mund të tregojë po ashtu faktin që hyri në atë ndeshje i treti në krye të tabelës së golave të pritur, por i dyti nga fundi në tabelën reale.
Por ka një statistikë tjetër që duhet të shqetësojë Mareskënn, Siti nuk ka mbajtur portën e paprekur që nga fitorja e tyre në “Anfield” pas pushimit të fundit ndërkombëtar, nëntë ndeshje më parë. Në ato tetë ndeshjet e fundit, City ka pësuar 17 gola.
“Çështja është taktike”, thotë Mareska, por mund të mos jetë vetëm taktike… të shënosh pak dhe të pësosh shumë, nuk është thjesht se je i pafat, diçka nuk shkon.