Barcelona do të ndërhyjë në janar për të përforcuar repartin e mbrojtjes, pas problemeve që ka shfaqur deri në këtë fazë të sezonit.
Një prej lojtarëve që ka përfunduar në radarët e katalanasve është edhe ylli i Tottenham, Pedro Porro.
Kampioni i Botës me Spanjën konsiderohet si alternativë e mirë për të konsoliduar këtë pozitë.
Vetë Porro ka reaguar për këtë interesim, duke u shprehur se e ndjen si kompliment faktin që e kërkon një nga klubet më të mira të botës. Mirëpo, 27-vjeçarin e step kontrata e cila duhet respektuar.
"E ndjej si kompliment kur një nga klubet më të mira të botës interesohet për ty.
Momentalisht jam i lumtur te Tottenham dhe kam një kontratë për të respektuar", ishin fjalët e Porros.