Francë, zgjatet lista e mungesave

Futboll

Francë, zgjatet lista e mungesave

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 15:36
Kombëtarja e Francës

Kombëtarja e Francës po vijon përgatitjet për dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Italisë dhe Turqisë, por trajneri Zinedine Zidane po përballet me një emergjencë dëmtimesh.

Gjelat kryesojnë grupin me 10 pikë, pas tri fitoreve dhe një barazimi, por në prag të ndeshjeve të rëndësishme, lista e lojtarëve të padisponueshëm po bëhet gjithnjë e më e gjatë.

Lajmi i fundit në kampin francez lidhet me Aurelien Tchouameni, i cili është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi.

Mesfushori bëhet kështu mungesa e tretë për Zinedine Zidane, pas Marcus Thuram dhe Pierre Kalulu.

Në vend të sulmuesit të Interit, trajneri francez ka thirrur për herë të parë në kombëtaren A talentin 19-vjeçar të Bournemouth-it, Éli Junior Kroupi.

Ndërsa për të zëvendësuar Kalulu është grumbulluar 21 vjecari i Wolfsburg, Sawl Kumbedi.

Por problemet nuk përfundojnë këtu. Në listën e mungesave të Francës bëjnë pjesë edhe emra të rëndësishëm si Saliba, Koundé, Lacroix, Koné, Dembélé dhe Lepaul.

Një situatë që vë në provë planet e Zidane për dy përballjet e ardhshme. Franca do të luajë kundër Italisë më 12 nentor, në San Siro, ndërsa më 15 do të përballet me Turqinë në Bordeaux.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat