Chelsea po e shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Arsenalit, Martin Zubimendi, pavarësisht interesimit të Real Madridit për shërbimet e tij.
Sipas raportimit të The Independent, londinezët besojnë se një marrëveshje për 27-vjeçarin mund të realizohet, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Atletico Madridi.
Arsenali mund të jetë i gatshëm ta shqyrtojë largimin e mesfushorit, pasi ka mjaftueshëm alternativa në repartin e mesfushës. Madje, londinezët mund t’i përdorin paratë e përfituara nga shitja e tij për të përforcuar repartin ofensiv.
Ndërkohë, nuk përjashtohet as mundësia e një marrëveshjeje që do të përfshinte shkëmbimin e futbollistëve mes klubeve të interesuara.
E ardhmja e Zubimendit pritet të jetë një nga çështjet interesante të merkatos, me tri skuadra të mëdha që po e përcjellin situatën e tij.