Ancelotti u përgjigjet Realit dhe Barçës

Futboll

Ancelotti u përgjigjet Realit dhe Barçës

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 15:29
Carlo Ancelotti, trajneri i ekipit kombëtar brazilian

Carlo Ancelotti, trajneri i ekipit kombëtar brazilian të futbollit, siguroi të premten se “klubet mund të rrinë të qetë” sepse “prioriteti i tij është shëndeti” i lojtarëve.

Italiani iu përgjigj në këtë mënyrë shqetësimeve të shprehura nga disa klube evropiane në lidhje me yjet e tyre. Konkretisht si Reali dhe Barça janë ankuar për aktivizimin e Raphinha dhe Vinicius në miqësoret në Azi kundër Japonisë dhe Singaporit.

 “Prioriteti është gjithmonë shëndeti i lojtarit.

Nëse është në 100%, ai stërvitet. Nëse është në 100%, ai luan. Dhe në këtë aspekt, ne kontrollojmë edhe minutat që secili lojtar është në fushë. Klubet mund të jenë të qetë. Prioriteti për të gjithë është shëndeti i sportistit.

Ne duam që atleti të kthehet gjithmonë i përgatitur për të luajtur dhe pa lëndime në ndeshjen miqësore të skuadrës së tij të shtunën”, tha ai nga Singapori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat