Armand Duka shtyn ekipin para “finales”

Futboll

Armand Duka shtyn ekipin para “finales”

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 16:43
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka

Shqipëria mori fitore të pastër kundër Finlandës në stadiumin “Air Albania”, 2-0, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve në Ligën C.

Pas këtij suksesi mjaft të rëndësishëm për kuqezinjtë, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kreu i FSHF-së ka uruar për performancën ekipin e drejtuar nga Rolando Maran, ndërsa i kërkon edhe një sforco të fundit të dielën karshi Bjellorusisë, aty ku do të vendoset gjithçka për “kokën e grupit”.

“Kjo mbrëmje nuk mund të ishte më e bukur se kaq! As fitorja nuk mund të kishte shije më të veçantë sesa sonte, në një stadium të mbushur me gati 22 mijë tifozë shqiptarë.

Urime çuna, urime stafit për këtë sukses! Edhe një sforco të dielën kundër Bjellorusisë, për ta mbyllur këtë rrugëtim ashtu siç duhet dhe për të festuar së bashku!”, postimi i Dukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat