Njëri luan në Angli, tjetri në Serie A

Futboll

Njëri luan në Angli, tjetri në Serie A

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 23:13
Barcelona

Tashmë dihet që Barcelona do të ndërhyjë në repartin e mbrojtjes gjatë merkatos së ardhshme.

Pavarësisht se janë përmendur shumë emra kohët e fundit, në fakt klubi katalanas po shqyrton vetëm dy emra.

Sport raporton se Barcelona ka dërguar vëzhgues në stadiumin “La Bombonera” për të ndjekur dy lojtarë gjatë ndeshjes Argjentinë-Uruguaj.

Vëmendja ishte përqendruar kryesisht te Lisandro Martínez. Mbrojtësi 28-vjeçar i Manchester United është prej kohësh në radarët e klubit katalanas dhe mbrëmë është vëzhguar sërish.

Ai është nën kontratë deri në fund të këtij sezoni me “Djajtë e Kuq”, me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër. Ideja e transferimit të tij falas, është shumë joshëse për katalanasit.

Tjetri është Juan Rodriguez, qendërmbrojtësi 21-vjeçar i Cagliari-t, i cili ka treguar nivel të lartë këtë sezon në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat