De la Fuente i përgjigjet Tuchelit para ndeshjes Spanjë - Angli

Futboll

De la Fuente i përgjigjet Tuchelit para ndeshjes Spanjë - Angli

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 12:25
Trajneri Luis de la Fuente

Përpara supersfidës mes Spanjës dhe Anglisë, që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Metropolitano” të Madridit, në qendër të vëmendjes kanë përfunduar edhe deklaratat e dy trajnerëve, Luis de la Fuente dhe Thomas Tuchel.

Tekniku i Anglisë ka shprehur shqetësimin për mundësinë e incidenteve raciste në tribuna, duke bërë të ditur se do t'u rikujtojë futbollistëve të tij protokollin anti-racizëm të UEFA-s përpara fillimit të takimit.

Një qëndrim që ka marrë përgjigjen e homologut spanjoll. Luis de la Fuente nuk i ka mirëpritur këto shqetësime dhe ka mbrojtur imazhin e vendit të tij, duke deklaruar prerazi: "Nuk ka racizëm në Spanjë".

Kështu, përballja mes dy prej kombëtareve më të forta të Europës merr ngarkesë edhe jashtë aspektit sportiv. Përtej rezultatit dhe objektivave në fushë, vëmendja do të jetë edhe te sjellja e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat