Në Ohër u zhvillua një ndeshje miqësore mes GFK Ohridit dhe Struga Trim Lumit, liderëve të Ligës së Dytë dhe Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.
Fitoren, dhe atë bindëse, e shënoi skuadra nga Struga me rezultat 1:4, me nga dy gola të Agamahut, ndërsa nga një gol shënuan Vosha dhe Radeski.
Me këtë fitore, Struga konfirmoi se liderja e elitës së futbollit maqedonas është në një formë shumë të mirë.
Natyrisht, kjo ndeshje ishte një test i suksesshëm për trajnerin Bledi Shkëmbi gjatë kësaj pauze për shkak të angazhimeve të kombëtareve. Ai u dha mundësinë të aktivizoheshin disa prej futbollistëve të tij.
Gjithashtu, kjo ishte një provë e mirë edhe për skuadrën e Ohrit.