Vazhdon me Arsenalin deri në vitin 2030

Futboll

Vazhdon me Arsenalin deri në vitin 2030

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 18:00
Portieri spanjoll David Raya

Arsenali ka arritur marrëveshje me portierin spanjoll David Raya për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2030.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano, sipas të cilit marrëveshja mes palëve është arritur dhe dokumentet pritet të nënshkruhen së shpejti.

Kontrata e re do të përfshijë edhe rritje të pagës për 31-vjeçarin.

Kontrata aktuale e Rayas ishte e vlefshme deri në vitin 2028, por drejtuesit e Arsenalit kanë vendosur ta blindojnë portierin, i cili është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Mikel Artetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat