Liria fiton në Mitrovicë, shkëputet në krye të tabelës

Futboll

Liria fiton në Mitrovicë, shkëputet në krye të tabelës

Nga: K.Goca Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 15:25
Futbollistët e Lirisë së Prizrenit

Liria e Prizrenit ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim, duke e fituar ndeshjen e mbetur të javës së tetë në Ligën e Parë të Kosovës, kundër Mitrovicës, me rezultat 2:1.

Prizrenasit kthehen në shtëpi me pikë të plota, duke e thelluar epërsinë në krye të tabelës.

Liria kryeson me 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina e Re, që renditet në pozitën e dytë.

Fitoren në Mitrovicë, skuadra prizrenase e siguroi falë golave të shënuar nga Fitim Susuri dhe Niki Likaj.

Ndërkohë, Mitrovica vazhdon të renditet në pozitën e 18-të, me gjithsej 11 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat