Mësoni kundërshtarët ideal të Shqipërisë para shortit të Europianit

Futboll

Mësoni kundërshtarët ideal të Shqipërisë para shortit të Europianit

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Shqipëria pret të mësojë kundërshtarët me të cilët do të përballet në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, ndërsa objektivi do të jetë një short sa më i favorshëm, që t’i japë kuqezinjve mundësinë për të luftuar për kreun e grupit.

Duke u bazuar në ndarjen e ekipeve në pesë vazo, ekzistojnë disa kundërshtarë që në letër do të përbënin një short të favorshëm për skuadrën kuqezi.

Në vazon e parë, Greqia do të ishte alternativa më e preferuar, duke shmangur emra të mëdhenj si Spanja, Anglia, Franca, Portugalia, Gjermania dhe Holanda. Danimarka dhe Norvegjia mund të konsiderohen gjithashtu alternativa, ndonëse mbeten kundërshtarë me potencial të konsiderueshëm.

Në vazon e dytë, Irlanda e Veriut dhe Irlanda do të ishin dy prej kundërshtarëve më të dëshiruar, ndërsa Kosova do të ishte një tjetër mundësi. Megjithatë, një përballje me Kosovën do të kishte edhe një dimension të veçantë për shkak të rivalitetit sportiv mes dy përfaqësueseve.

Sa i përket vazos së katërt, San Marino do të ishte kundërshtari më i lehtë në letër, ndërsa Moldavia dhe Letonia do të përbënin alternativa të tjera të favorshme.

Në vazon e pestë, Shqipëria do të preferonte Andorrën ose Gjibraltarin, duke shmangur Lituaninë dhe Azerbajxhanin.

Kështu, një grup ideal për Shqipërinë do të ishte me Greqinë, Irlandën e Veriut, San Marinon dhe Andorrën. Një short i tillë do t’u jepte kuqezinjve mundësinë për të synuar vendin e parë dhe për të pasur një rrugëtim sa më pozitiv në këtë kompeticion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat