Krasniqi: Aliu është njeriu i duhur për ta çuar përpara Istogun

Kosova

Krasniqi: Aliu është njeriu i duhur për ta çuar përpara Istogun

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 22:41
Ali Nimanaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar Istogun për të shprehur mbështetjen për kandidatin e partisë për kryetar, Ali Nimanaj, në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Në një postim të tij, Krasniqi e përshkroi Istogun si qytet të punës, kulturës dhe traditës, duke vlerësuar mikpritjen e qytetarëve.

Ai theksoi se Ali Nimanaj është njeriu i duhur për të drejtuar komunën, një lider i ndershëm dhe i përkushtuar për të punuar për çdo qytetar.

Kryetari i PDK-së ftoi qytetarët që më 12 tetor të bashkohen për një Istog më të mirë dhe më shumë mundësi për të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat