Komisioni për Integrim Evropian takim me Dirk Schuebel - ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:45)
Toka mban konferencën ndërkombëtare “Shëndeti Mendor i Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Vullnetarizmi Edukativ”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 27-vjetorin e themelimit. (Hotel “Venus”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Mirëqenie Sociale mban takim me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:30)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me Arnaud Dusaucy, ambasador i Belgjikës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Mbahet protesta e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës së bashku me Këshillat Studentorë të fakulteteve. (Rektorati i UP-së, Prishtinë, ora 11:30)
Gazetari Nuhi Bytyçi promovon librin “Libri i Lirisë – Gjurmë në kohë vendimtare”. (Kino Armata afër hotelit “Grand”, Prishtinë, ora 12:00)
Komisioni Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton projektligjin për ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për bashkëpunim ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare; Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mbi ekstradimin ndërmjet Kosovës dhe Francës; Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për ndihmë reciproke juridike në çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe Francës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 12:00)