Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Kosova

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 21:26
Fotoilustrim

Nesër në Kosovë na pret mot paksa i ndryshueshëm. Në mëngjes dhe paradite me diell e vranësira kryesish të pakta lokale, kurse gjatë ditës ose pasdite do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat në mbrëmje do të kushtëzojnë reshje të lokalizuara shiu.

Erërat jugperëndimore dhe jugore do të fuqizohen gradualisht. Temperaturat pritet të lëvizin nga 5 minimalja deri në 15 gradë Celsius ajo maksimale

Në Shqipëri nesër pritet të ketë shtim të vranësira e lokalisht do të fillojnë reshje të reja shiu sidomos në veri të vendit. Në mbrëmje dhe gjatë natës priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë në shumë pjesë të Shqipërisë. Reshje të reja të dendura priten edhe në Mal të Zi.

Në Maqedoninë e Veriut nesër pritet të mbajë mot me diell e pastaj shtim i vranësirave e në mbrëmje reshje lokale shiu.

Ndryshim drastik i motit të Hënën.

Të Hënën na pret destabilizim i madh i motit dhe ulje të ndjeshme e temperaturave. Gjatë ditës do vjen deri te depërtimi i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu i cili do të sjellë vranësira të dendura e reshje shiu, pastaj ulje të ndjeshme të temperaturave. Në viset kodrinore-malore menjëherë së bashku me frontin e ftohtë do të fillojnë reshje bore. Në fund të reshjeve reshje afatshkurtra bore priten edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare të Republikës së Kosovës. Në mbrëmje ajri i ftohtë polar fuqizohet duke kushtëzuar acar mëngjesin e së Martës.

Fronti i ftohtë ajror do të kushtëzojë edhe erëra mjaft të fuqishme nga veriu dhe veriperëndimi.

Rrebeshe shiu të hënën priten edhe në Shqipëri e pastaj fronti i ftohtë ajror arrin edhe në Maqedoninë e Veriut.

Mëngjesi i së martës do të sjellë acar në tërë Kosovën dhe ftohtë do të jetë edhe viset malore të Shqipërisë dhe në Maqedoninë e Veriut./MeteoBallkan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat