​Ngjarjet e datës 24 nëntor

Kosova

​Ngjarjet e datës 24 nëntor

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 21:56
Fotoilustrim

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në bashkëpunim me SIGMA/OECD, organizon takim ndërinstitucional me temën “Hapat e ardhshëm të Grupit Ndërinstitucional për Prokurimin Publik”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 08:50)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Dirk Schuebel, ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:45)

Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare “Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve dhe vullnetarizmi edukativ. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, ora 9:45)

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Performanca institucionale dhe perceptimi qytetar për sistemin e drejtësisë”. (Hotel “Swiss Diamond”, salla Ulpiana, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton raportin vjetor të punës së Zyrës së Rregullatori për Energji (ZRRE) për vitin 2025; Të ftuar: Bordi i ZRRE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi diskuton raportin me shkrim të Bordit të SHSKUK-së, lidhur me listat e pritjes në institucionet e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor, furnizimin me barna nga lista esenciale gjatë viti 2026 dhe furnizimin me pajisje medicinale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për emërtimin e rrugës “Frank G. Wisner”. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me familjen e Frank G. Wisnerit, do të shpalosin pllakën me emrin e rrugës. (Lokacioni i ceremonisë: https://maps.app.goo.gl/NSGFjbhpuMEuewB56?g_st=iw ora 11:00)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë hapin ekspozitën “Në gjurmët e historisë dhe kujtesës”, kushtuar 80-vjetorit të pushkatimit të Marie Shllakut, At Bernard Llupit, Kolë Parubit dhe Gjergj Martinit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit; shqyrtimi i vendimit të Presidentes së Kosovës për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:30)

Komisioni për Arsim dhe Shkencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2027, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 12:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025, e ftuar Fitore Pacolli-Dalipi, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Ambasada e Shqipërisë organizon pritje me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 82-vjetorit të Çlirimit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat