Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor

Kosova

Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor

Nga: Bota sot Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 19:25
Jakup Krasniqi

Në hyrje të vendlindjes së Jakup Krasniqit, në fshatin Negroc, më 26 nëntor do të bëhet përurimi i lapidarit kushtuar kësaj figure të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përurimi do të bëhet në orën 12:00. Lajmin për KosovaPress e konfirmoi nipi i Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi.

Jakup Krasniqi në fundjavë përfundoi vizitën në familje në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Jakup Krasniqit në gjykimin e shkallës së parë në Hagë iu shqiptuan 25 vjet burgim, ndërsa ekipi mbrojtës i tij,  sikundër edhe i tre drejtuesve të tjerë të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit po bëjnë përgatitje për procesin në Gjykatën e  Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat