​Ngjarjet e datës 25 nëntor 2026

Kosova

​Ngjarjet e datës 25 nëntor 2026

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 21:21
Fotoilustrim

Në hapje të fushatës së “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” Grupi i grave deputete organizon Asamblenë e grave parlamentare dhe asambleiste, me temë “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”. Salla plenare e Kuvendit, ora 10:00)

Fillon punimet konferenca shkencore dyditëshe “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare” ( Instituti Albanologjik-Prishtinë, ora 10:00)

Komisionin për Buxhet do të shqyrtohen marrëveshjet e kredisë për projektet në sektorin e shëndetësisë, ndryshimet në Ligjin për Sigurimin e Depozitave, raporti financiar i Buxhetit të Kosovës për vitin 2025 dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe në fillim të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, artistja feministe Ms. Indefinite (Saranda Sadikaj) do të realizojë performancën artistike feministe “Oja t’prera”. (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë, ora 11:00)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Rikthim në traditë– veshjet popullore të shqiptarëve”, e organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)

Komiteti për Specializime në Farmaci (KSF) në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK), organizon tryezën shkencore me temën: “Shërbimi i Farmacisë Klinike si pilot-projekt në QKUK”. (Mercure Prishtina City Hotel, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton gjendjen e zbatimit të legjislacionit që garanton të drejtat e komuniteteve. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:30)

Rrjeti i Grave të Kosovës mban protestë me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!” ( Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Promovohet monografia “Kosova në kinematografinë e Shqipërisë” i autorit Dr. sc. Arben Berisha. (Salla e Institutit të Historisë në Prishtinë, ora 12:00)

Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë, ora 13:00)

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës organizon aktivitetin simbolik “Ndriçimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë me ngjyrë portokalli”. (Gjykata Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë, ora 17:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat