Suxhuk i dyshuar si i prishur, publikohen pamjet

Kosova

Suxhuk i dyshuar si i prishur, publikohen pamjet

Nga: Bota sot Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 13:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Shqetësime janë ngritur lidhur me cilësinë e produkteve ushqimore që shiten në rrjetin e marketeve ETC.

Pamjet e siguruara nga një konsumator tregojnë një produkt suxhuk, i cili dyshohet se është i prishur.

Rasti ka ngritur pikëpyetje për sigurinë ushqimore dhe kushtet në të cilat ruhen produktet që u ofrohen qytetarëve.

Image
Pamjet nga vendi ku ndodhej suxhuku

Konsumatorët kërkojnë më shumë kontrolle dhe mbikëqyrje nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të garantohet se produktet që dalin në shitje janë të sigurta për konsum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat