Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

Kosova

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

Më: 26 prill 2026 Në ora: 13:57
Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, komuna e Vushtrrisë ka përkujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Shemsi Istrefi dhe Enver Musa.

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin qeveritar, deputetin e Kuvendit të Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj.

“27 vite më parë, pas një beteje të lavdishme 46-ditore në Betejën e Majdanit, në fshatin Melenicë, si pjesë e Brigadës 141 të Zonës Operative të Shalës, ata ranë heroikisht, duke u bërë pjesë e përjetshme e historisë sonë kombëtare. Trimëria dhe sakrifica e tyre mbeten udhërrëfyes për brezat që do të vijnë

. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit”, deklaroi Idrizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat