ShIK-u ende është duke punuar ta pasurojë vetveten dhe po involvohet në korrupsion! - Bota Sot
ShIK-u ende është duke punuar ta pasurojë vetveten dhe po involvohet në korrupsion!

Kosova

ShIK-u ende është duke punuar ta pasurojë vetveten dhe po involvohet në korrupsion!

Nga: Intervistuan: Idriz Morina e Diana Bunjaku Më: 23 janar 2015 Në ora: 17:07

“E di që është një çështje që duhet të zgjidhet dhe si një fakt, ju e keni z. Veseli si kryeparlamentar. Ai duhet të ishte i pari që të shpërndante këto struktura”, thotë ambasadori Ian Cliff.

Kosova ka shumë sfida para vetes, por mbi të gjitha, institucionet tona duhet të mësohen të sillen si sovrane, por për të arritur këtë liderët duhet ti forcojnë edhe vetë institucionet. Ky është njëri nga mesazhet që mund ta nxjerrim nga intervista me shkëlqesinë e tij ambasadorin britanik Ian Cliff. Por, për të ecur vendi përpara duhet të sundojë ligji dhe rendi. Ndërsa, krijimi i asociacionit të komunave serbe do të vendoset në bisedime, por ai nuk do të jetë një institucion që krijon sindromën e Bosnjës, por as nuk do të jetë një ojq, si po kërkojnë shqiptarët. Sa i përket Gjykatës Speciale për hetimin e krimeve të luftës, raporti që i parapriu asaj, kryesisht u mbështet sipas kërkesave serbe dhe ruse, por për hetimin e vrasjeve politike duhet të vendoset në ligjin për këtë gjykatë.
Për këto dhe shumë çështje të tjera lexoni në intervistën në vijim.

“Bota sot”: Z. Ambasador Iann Klif, si i përjetuat ngjarjet në Paris (masakrën në revistën franceze), për këtë ju pyesim, pasi jo vetëm vendet në fqinjësi, por edhe vendet e largëta si Kosova u munduan të solidarizohen me parizienët?

Ambasadori Ian Cliff: Ne e dënojmë këtë lloj të dhunës dhe i dënojmë vrasjet që kanë ndodhur atje. Unë kam eksperiencë të madhe sa i përket botës myslimane, dhe ndodhi të tilla janë totalisht kundër parimeve të islamit. Ky incident ishte i drejtuar veçanërisht kundër lirisë së mediave. Mendoj se ishte një gjë shumë e mirë kjo valë e madhe e solidaritetit të botës me Francën. Unë kam qenë në ambasadën e Francës, personalisht që të nënshkruaj në librin e ngushëllimeve. Kryeministri im ishte pjesë e marshit në Paris, presidentja e Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme ishin atje. Keni parë që nga Shqipëria ishin lideri i kishës ortodokse, i kishës katolike, imami i myslimanëve sunit dhe lideri i bektashinjve një gjë shumë simbolike për këtë regjion, gjithashtu ishte interesante të shohësh përfaqësuesit e autoriteteve palestineze dhe kryeministrin izraelit duke marshuar shumë afër njëri-tjetrit së bashku, dhe kështu që mendoj që i ka bashku njerëzit në luftën kundër terrorizmit dhe si mbështetje për lirinë e mediave.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat