Vrasjet që goditën UÇK-në, kush i tradhtoi Zahir Pajazitin dhe Adem Jasharin?!

Lajme

Vrasjet që goditën UÇK-në, kush i tradhtoi Zahir Pajazitin dhe Adem Jasharin?!

Nga: N.Sh. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:03
Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari

Hasan Zeneli, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte akuzuar disa bashkëluftëtarë të tij, për vrasjen e komandantit Zahir Pajzaiti.

Në një shkrim në facebook, Zeneli ka shkruar se të njëjtit që tradhtuan Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun, tradhtuan dhe vranë pas 10 viteve, Zahirin, Hakifin dhe Edmondin.

“Të njëjtit njerëz që tradhtuan Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun, tradhtuan dhe vranë pas 10 viteve, Zahirin, Hakifin dhe Edmondin. Po të njëjtit njerëz vranë Harun Aliun. Po ashtu 2 vjet më vonë, tradhtuan “Grupin e Kumanovës”. Këta njerëz”Bisha”, ende mblidhen nëpër qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Kjo është një analize e imja. Ju analizojeni , si te doni. Nderim për dëshmorët, vdekje për këta njerëz që tradhëtuan bijtë e kombit tonë”, ka shkruar Zeneli.

“Njoftojmëopinionin e Kosovës dhe mbarë shqiptarë se Bislim Zogaj, tradhetoj shokët prandaj Zahiri Pajaziti vritet në dyluftim me forcat militare serbe me dt; 31 janar të vitit 1997, në Pestovë të Vushtrrisë me 31 janar të vitit 1997. Bislim Zogaj u arrestuar me datën 29 janar nga sigurimi serb i UDB-së. Menjëherë pas arrestimit, ende pa shkuar në dhomat e intervistës, Bislimi pranoj se u takua me Zahir Pajazitin në peronin 13-mdhjetë në oren 12-mbëdhjetë”, kishte shkruar Hasan Zeneli një nga bashkëluftëtarët e Zahir Pajazitit.

E në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur Bislim Zogajn se pse nuk po e pranon publikisht se para tre personave të USB-së kishte folur për Zahir Pajazitin dhe Adem Jasharin.

Njëjtë sipas Miftarit ka folur edhe grupi i Galices i arrestuar në një reast tjetër.

Miftari e pyet Zogajn se kush ishte një person i UDB-së që udhëhiqet torturimet e tij që e kishte marr në pyetje për grupin e Naitit.

Gjithashtu Miftari e pyet ate se kush e kishte tradhtuar Hasan Zenelin me shokë?

Lexojeni shkrimin e Naim Miftarit:

Pse kurrë nuk fole si burrat Bislim!

Bislim pse kurrë nuk ke pranuar publikisht se qysh ditën e parë para tre personave zyrtarë të UDB-së kishe folur nga dhuna për Zahir Pajazitin, Adem Jasharin... UÇK sikurse që kishte fol grupi i Galices i arrestuar në një rast tjeter por jo për Zahir Pajazitin.!

Bislim e dini kush ishte buz_premi M.. i UDB që udhëhiqte torturimet e juja kishte ardhur enkas nga Beogradi (edhe pse ishte serb i Kosovës) për marrjen në pytje të grupit të Naitit që shumica ishin Drenicali dhe Llapjan, po UDB_ ashin e trash në dukje mbante syza të mdha dhe fliste rrjedhshum gjuhën Shqipe (zyrtari që kishte rekrutuar G. Thaçin në UDB) e njihnit kush ishte kishte pozitën e dytë zyrtare në DBS në atë kohë në KOSOVË!

Po Hasan Zenelin me shok kush e kishte tradhtuar, po Besnikut cili X...ja kishte hudh tër fain (UDB e kishte thyer me disa flakaresha dhe një qaj NANA) kinse ka vra policë Serbë që i kushtoj me jet të ndjerit deshmorit të kombit Besnik Restelices dhuna then edhe gurin Bislim, por të pranohet përgjigjësija nuk është ligshti pasi gati të gjithë kishin folur nga pak Bislim!

Mos shkruani libra romane e histori të pa qena dhe pa e prerë dhe pa u thyet rrjeti i UDB i instaluar me dekada nga 1945.. në Kosovë vendi jonë populli i jonë nuk do ec para kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat