Njohësi i çështjeve shqiptaro-serbe e quan fundërrinë Daçiqin: Kosova duhet të dëshmojë tek Specialja krimet e tij

Lajme

Njohësi i çështjeve shqiptaro-serbe e quan fundërrinë Daçiqin: Kosova duhet të dëshmojë tek Specialja krimet e tij

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
Ivica Daçiq

Analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë e Serbi, Fatmir Sheholli për kryekuvendrin serb, Ivica Daçiq thotë se ne si shtet duhet të mobilizohemi që të dëshmojmë krimet e tij.

Sheholli e thotë këtë pas deklaratave të Daçiqit se Specialja duhet të ndihmohet sepse është gjykatë për krimet e UÇK-së.

Sipas Shehollit Kosova përmes Institutit për Krime të Luftës dhe vullnetarizmit duhet të dëshmojë tek Specialja se me çka është marrur Daçiq gjatë kohës kur u kryen masakrat në Kosovë.

Daçiqin e quan fundërrinë, e cila ka qenë pjesë e politikës pikërisht në kohën e masakrave.

“Ne si shtet i Kosovës duhet që urgjentisht të mobilizohemi dhe pikërisht zotrit Daçiq dhe Daçiqëve të tjerë tua dëshmojmë krimet e tyre të cilat i kanë bërë në Kosovë dhe t’i dërgojmë në Gjykatën Speciale. Daçiq është njeriu jo i fundit por fundërrina e cila ka marrë pjesë dhe ka qenë pjesë e establishmentit politik të asaj kohe kur janë bërë masakrat në Kosovë, e ai e ka tëdrejtën më të vogël për këtë çështje që flet. Ne duhet urgjentisht përmes Institutit për Krime të Luftës ose edhe përmes vullnetarizmit të dëshmojmë se ku ka qenë ai dhe me çfarë çështjesh është marrë, që ne tia dërgojmë Gjykatës Speciale për të dhe për ideologët e tij të cilë kanë qenë së bashku“, deklaroi Sheholli.

Daçiq në seancën e sotme të Kuvendit serb tha se do ta ndihmojnë Gjykatën Speciale, sepse siç tha, kjo është ndryshe nga ajo e Hagës në vitin 2000 për krimet në ish-Jugosllavi.

“Shteti me siguri do të ndihmojë qasjen tonë të organizuar ndaj kësaj gjykate të re, sepse kjo nuk është e njëjta gjykatë që ishte në Hagë, kjo është gjykatë për krimet e UÇK-së dhe situata është pak më ndryshe nga sa ishte herën e fundit”, tha Daçiq, duke iu përgjigjur pyetja e deputetit të Partisë Socialiste të Serbisë, Tom File.

Daçiç deklaroi se mbetet detyrimi për të përgatitur dokumente dhe për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe gjithçka tjetër në mënyrë që, siç tha “të ndihmojmë në sjelljen e drejtësisë për viktimat serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat