Policia serbe arreston dy qytetarë të Podujevës

Lajme

Policia serbe arreston dy qytetarë të Podujevës

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:43
Ilustrim

Policia serbe ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës në kufirin Kosovë – Serbi në fshatin Mirovc.

Siç merr vesh RTK policia serbe ka arrestuar sot dy shqiptarë të Podujevës derisa ata ishin duke lëvizur brenda territorit të Kosovës në fshatin Mirovc.

Njëri nga të arrestuarit është B. M., këshilltar në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për arrestimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat