Raportimi rrëqethës i gazetarit të huaj nga Reçaku në vitin 1999

Lajme

Raportimi rrëqethës i gazetarit të huaj nga Reçaku në vitin 1999

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:36
Pamje nga video

Nga raportimet e tij, bota u njoh me krimin që ndodhi në Reçak

 “Kosova sot është një Bosnje e dytë”. Kështu e kishte cilësuar gjendjen në Kosovë në vitin 1999, gazetari i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve ITN, i cili po raportonte nga Reçaku.

Ekipi i ITN, i kryesuar nga gazetari Bill Neely, kishte kapur skenat e para të forcave serbe që kishin hyrë në Reçak, e që më pas ishin shpërndarë në gjithë botën.

Neely kishe raportuar nga lugina ku ndodheshin 45 trupat e masakruar të shqiptarëve deri tek xhamia në të cilin kishin qendruar trupat e tyre kur ishin parë nga të afërmit.

Në pamje shihet se shpeshherë gazetari ishte detyruar të ndërpriste raportimin e tij nga të shtënat që dëgjoheshin shumë pranë.

“Ka pesë ditë që nuk po pushojnë të shtënat në këtë fshat, por edhe këtë herë nuk e dimë se kush është objektivi i tyre” raportonte Neely, duke ju referuar offensives së forcave serbe

“Situata po përkeqësohet çdo ditë dhe Kosova sot është një Bosnje e dytë, një fushatë terrori kundër popullsisë etnikisht të ndryshme”.

Raportimi i ITN-së mbyllej me vajtime nga Reçaku kur familjarët vizituan trupat e të vrarëve që ishin mbledhur në xhaminë e fshatit

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat