Si shpëtoi Shpëtim Desku nga shpërthimi në Ferizaj?

Lajme

Si shpëtoi Shpëtim Desku nga shpërthimi në Ferizaj?

Më: 5 janar 2021 Në ora: 20:00
Shpëtim Desku

Moderatori, Shpëtim Desku ka thënë se i ka shpëtuar sot shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj.

Desku përmes një postimi në Facebook tha se kishte planifikuar që së bashku me një shok të hanë drekë në po të njëjtin restorant, por që “nuk ishte kismet”.

“Puna e të Madhit Zot .Sot pas bisedës me një shok nga Ferizaj u dakodrum që dreken me e hangër në Ferizaj në vendin ku edhe ndodhi shpërthimi – Pasi në të njëjtin vend jemi taku disa herë…( skoka kon kismet) Lutem për të lenduarit në rastin e Ferizajt”, ka shkruar ai.

Shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të lënduar, deri më tani.

Viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë djegie të shkallës së dytë.

Në mesin e personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe dy fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat