Petkoviç me serbët në Kosovë herët në mëngjes ka prerë pemën e Krishtlindjes

Lajme

Petkoviç me serbët në Kosovë herët në mëngjes ka prerë pemën e Krishtlindjes

Nga: F.B Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:12
Petar Petkoviç,

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç, që po do të qëndrojë sot edhe nesër në Kosovë i ka uruar mëngjesin dhe ditën e Krishtlindjeve, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Petkoviç përmes një publikimi në rrjetin social, ka uruar serbët dhe ata që festojnë Krishtlindjet ortodokse, duke ilustruar publikimin me foton me pemën e prerë nga ai.

“Me fat mëngjesi dhe dita e Krishtlindjes Kosovë. Para lindjes së diellit , herët në mëngjes kam prerë pemën e Krishtlindjes me dëshirën dhe lutjen që festa e lindjes së Krishtit të na sjell paqe edhe begati”, ka shkruar ai.

Si dihet në festën ortodokse të Krishtlindjes, është traditë prerja e pemës së Krishtlindjes, ceremoni kjo që bëhet herët në mëngjes edhe këtë e bën secili kryefamiljar.

Petkoviç po qëndron në Kosovë në pritje të Krishtlindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat