Lista serbe dënon ndërhyrjen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë

Lajme

Lista serbe dënon ndërhyrjen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë

Nga: F. B. Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:34
Lista Serbe

Lista serb (LS) ashpër dënon ndërhyrjen e turpshme dhe jo civilizuese të Policisë së Kosovës në hapësirën e Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

SL ka kërkuar nga BE, UNMIK , ambasadat në Prishtinë, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të shëndetësisë, trupat tjerë profesional dhe KFOR që të reagojnë dhe evitojnë sjelljen e këtillë ndaj mjekëve serb dhe qytetarëve në Kosovë.

Kështu shkruan në kumtesën e LS duke shtuar se në kohën kur r gjithë bota përballet me pasojat e kësaj pandemie të ligë dhe kur vaksina është mënyra e vetme që kësaj të vihet në fund, mos-aftësia e sigurimit të vaksinës për qytetarët nga ana e Prishtinës po mbulohet me sulme e ndërhyrje në entet shëndetësore serbe dhe ku demonstrohet forca për shkak të pikëve të ulëta politike.

“Në emër të LS duam të vërtetojmë se kjo ndërhyrje është edhe një dëshmi pse deputetët e LS votuan për shkurtimin e mandatit kësaj qeverie, por edhe do të dimë duke mbajtur mend këto me kënd të bëhet koalicion pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që janë para neve” thuhet në kumtesën e LS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat