Serbët synojnë raporte sa më të mira dhe takim me Bidenin

Lajme

Serbët synojnë raporte sa më të mira dhe takim me Bidenin

Nga: F. B. Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:35
Selakoviç

Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç ka theksuar se Serbia do të përpiqet për raporte sa më të mira me administratën e re sikur edhe për takimin bilateral mes presidentit Vuçiq dhe presidentit Biden deri në fund të vitit, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq do të mundet gjatë këtij viti të shihet edhe bisedojë me presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden, kjo duke ju falënderuar “ kontakteve serioze që Vuçiq ka realizuar në vitet e kaluara” .

“Besoj se kjo do të ndodhë, fal angazhimit dhe kontakteve të krijuara nga Vuçiq në të kaluarën”, tha Selakoviç duke përkujtuar se Vuçiq me Biden kanë raporte të mira dhe ato synon të i vazhdojë.

Ai ka konsideruar se prania e ambasadorit serb Gjuriq në ceremoninë e inaugurimit është një shenjë e mirë për Serbinë, pasi aty kishin mundësi vetë, pak persona të jenë pjesëmarrës.

Ambasadori amerikan Entoni Godfri ka deklaruar se pas inaugurimit të presidentit të ri, do angazhohemi për avancimin e raporteve me Serbinë “Serbinë e shohim si partner dhe mbështesin qasjen dhe synimin e saj për bashkëngjitje BE-së”.

Godfri ka thënë se ka dëgjuar fjalimin e sekretarit amerikan Entoni Blinken para Kongresit që shumë qartë ka shprehur mbështetjen për atë që është arritur deri tash në normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat