PZAP me njoftim të rëndësishëm për votuesit nga diaspora

Lajme

PZAP me njoftim të rëndësishëm për votuesit nga diaspora

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:20
Foto Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka dhënë disa sqarime shtesë rreth për votuesit jashtë Kosovës.

PZAP thotë se qytetarëve të cilëve iu kanë refuzuar aplikacionet, mund të dorëzojnë ankesat ose apelet e tyre në selinë e PZAP-it, ose përmes postës.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me qëllim të informimit të Votuesve Jashtë Kosovës me të drejte vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, konform nenit 5 paragrafi 1 dhe 2 i Rregullit nr.2/15 të Rregullave dhe Procedurave të PZAP-së, mund të parashtrojnë ankesat ose apelet në kuptim të nenit 10 paragrafi 1 dhe 2 të kësaj rregullore në PZAP. Ankesat ose apelet mund të dorëzohen në selinë e PZAP-it drejtpërsëdrejti apo përmes postës”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Më tej, PZAP bën të ditur se “nëse ankesat ose apelet janë dërguar me postë të njëjtat do të konsiderohen se janë parashtruar në datën e dërgimit në postë kur është vulosur nga posta”.

“ PZAP-i nuk do ti shqyrtoj ankesat apo apelet e parashtruara të cilat nuk janë të dorëzuara konform mënyrave të cekura më lartë dhe të njëjtat do ti konsideroj sikur nuk janë paraqitur fare e po ashtu nuk do të merr kurrfarë vendimi në raport me to e as që do të njoftoj parashtruesit në raport me ankesat apo apelet e tilla.

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar ww.pzap-ks.org

Tutje, në njoftim thuhet se ankesat mund te paraqiten edhe ne çfarë do letre A4 por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat