Kurtit iu ndalua të kandidojë në zgjedhje, flet juristi serb

Lajme

Kurtit iu ndalua të kandidojë në zgjedhje, flet juristi serb

Nga: F.B Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:03
Albin Kurti

Dushan Çeliq profesor në Fakultetin Juridik në veri të Mitrovicës ka vlerësuar se “Kosova nuk është shtet” dhe shtoi se kjo mund të shihet nga ligjet që kanë dimensione kuazi-juridike, ashtu që lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, nuk mund të jetë kandidat për deputet, por është e mundshme të bëhet kryeministër, shkruan “Sputnjik”, transmeton “Bota Sot”.

Çeliç foli rreth dimensionit politik të “rastit juridik” që në zgjedhjet që pasojnë në Kosovë me 14 shkurt, mund të ndikojë në fatin e Kurtit si bartës liste dhe liderit të subjektit aktualisht më të madh në Kosovë.

Kjo për shkakun se Kurti në tri vitet e fundit ka kryer vepër penale që në harmoni me ligjin e diskualifikon për deputet, thonë komentuesit e shtetit juridik. Përderisa disa komentues të Kushtetutës së Kosovës thonë se ajo nuk përcakton se ai që nuk garon për deputet nuk mund të bëhet kryeministër, por sipas ligjit ai që u dënua me dënim më të gjatë se 6 muaj burg, nuk mund të punësohet në shërbime publike.

Por, dominon mendimi se Kurti mund të bëhet kryeministër dhe është kandidati më serioz për atë pozitë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por se në Kosovë ndodhë gjithçka dëshmon rasti i Sulejman Selimit të dënuar për krime, që nuk ishte pengesë për të qenë këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Haradinajn edhe pse ishte i liruar me kusht.

"Si dihet Kurti ishte i dënuar me kusht, nuk ka pasur dënim efektiv dhe shtrohet pyetja a është kjo pengesë formale që mos të jetë në krye të listës apo në listë. Porn kjo nuk do të duhej të ishte pengesë që eventualisht ai të zgjidhet kryeministër", tha Çeliç.

Bumerang për ata që duan të pamundësojnë kandidimin e Kurtit

Ai mendon se ky rast ka dimension politik dhe mund të jetë fushatë pa pagesë për listën e Kurtit dhe trupin votues që edhe ashtu sipas parashikimeve, ka shumicën dhe votuesit vetëm do të konfirmojnë vendimin për votimin e Vetëvendosjes.

"Kjo mund të jetë bumerang që iu kthehet atyre që përmes këtij lloji kuazi-juridik duan të pengojnë Kurtin të jetë në listë”, thotë ai.

Kurti është një ndër 47 kandidatët për funksione shtetërore dhe deputet që Këshilli Gjyqësor i Kosovës vlerësoi se kanë probleme me ligjin.

Pa ndryshime të mëdha tektonike

Çeliç nuk beson se respektimi i ligjit zgjedhor që eliminon nga procesi ata që para ligjit nuk janë të pastër mund të krijojë politikanë të rinj.

"Nuk besoj në ndryshime të tilla tektonike në trupin votues shqiptar në Kosovë. Ai është polarizuar mes trupit votues që mbështet liderët e luftës, përkatësisht ata që kanë kryer krime në vitet 1998 dhe 1999 në Kosovë dhe atyre që janë të rinj që mbështesin Vetëvendosjen dhe Kurtin, që nuk janë aspak më ekstrem, përkundrazi. Nuk është reale të priten ndryshime të mëdha as në trupin votues, as në udhëheqjen politike. Ajo që është e përbashkët dhe e variantit të parë dhe të dytë është ekstremizmi dhe shovinizmi kundër Serbisë dhe kjo do të jetë konstante, në të cilin mbetja e Serbisë dhe populli serb duhet të llogarisin në luftën për Kosovën”, tha Çeliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat