Media serbe shkruan se Albert Krasniqi që u vra mbrëmë e kishte vrarë një të ri në vitin 2004

Lajme

Media serbe shkruan se Albert Krasniqi që u vra mbrëmë e kishte vrarë një të ri në vitin 2004

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:45
Albert Krasniqi

Shqiptari i Kosovës Albert Krasniqi, i cili qëlloi për vdekje nxënësin e Shkollës së Mjekësisë, Dimitrije Popoviq (17 vjeç) në një pushkë automatike në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004, u vra natën e kaluar në Prishtinë, raporton mediumi serb, Novosti.

Sipas raportimeve, Alberti u vra nga babai i tij, biznesmeni Skender Krasniqi.

“Vrasja ndodhi dje rreth orës 5 pasdite. Policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes. I dyshuari u arrestua dhe në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri e dyshuar për përdorim në vrasje,” tha policia.

Siç thuhet, policia ishte në kërkim të Albert Krasniqit ditët e fundit, për shkak të dyshimit se ai e kishte rrahur fizikisht ish-gruan e tij, Besa Gashi. Supozohet se kjo kishte shkaktuar grindje në familje.

Novosvi shkruan se “është interesant se si Albert Krasniqi u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim për shkak se në vitin 2004 ai e kishte vrarë të riun serb, Dimitrij Popoviq duke shtënë me një pushkë automatike. Kjo vrasje brutale ndodhi në një “fast food”, ku Popoviq ishte duke darkuar me shokët e tij".

Një automjet Audi me Labinot Gashin u ndal para kioskut. Në automjet ishte edhe Albert Krasniqi, i cili, pa ndonjë arsye, qëlloi në drejtim të kioskës ku kishte disa persona në atë moment.

Popoviq u godit në kokë nga një plumb dhe vdiq në vend. Edhe pse u dënua me nëntë vjet e gjysmë burgim, Krasniqi i kishte mbajtur vetëm katër vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat