Brnabiç: Nuk jemi të lumtur për vendosjen e raporteve Kosovë-Izrael

Lajme

Brnabiç: Nuk jemi të lumtur për vendosjen e raporteve Kosovë-Izrael

Nga: F. B. Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:25
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se nuk është e lumtur për vendosjen e raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

“Nuk kemi dashur që ajo të jetë në marrëveshjen e Uashingtonit. Shihet qartë presioni i ShBA-ve që ishte më i fortë, të shohim si do sillen vendet tjera myslimane me Prishtinën”, tha ajo, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ajo nënvizon se nuk ka kusht nga BE që çështja e Kosovës të zgjidhet gjatë 2021.

"Mendoj se zgjedhja e kësaj çështje nuk është e afatizuar, por gjithsesi që Evropa pret një marrëveshje për normalizimin e raporteve para qasjes në BE. Evropa nuk do të importoj probleme”, tha ajo.

Kryeministrja e Serbisë nuk ka fshehur gëzimin pas vizitës së sotme të Vuçiqit n[ë Francë.

"Kjo është vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ka kaluar shkëlqyeshëm, dy gjëra këtu janë posaçërisht të rëndësishme. E para se kemi parë miqësi personale mes presidentëve dhe e dyta që Makron përsëri do vizitojë Serbinë”, tha Brnabiç.

Sipas saj situata e vaksinimit mbetet një nga çështjet kryesore aktualisht në vend.

"Deri tash kemi vaksinuar 463 mijë persona dhe 10 mijë ri-vaksinime. Kemi pranuar një sasi të vaksinës Pfizer, kemi kontakte ditore me prodhuesit, vazhdojmë fushatën e imunizimit masiv”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat