Eksperti amerikan: Kosova të hap ambasadën në pjesën perëndimore të Jerusalemit

Lajme

Eksperti amerikan: Kosova të hap ambasadën në pjesën perëndimore të Jerusalemit

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 08:46
Ilustrim

Eksperti amerikan për Ballkan, Alon Ben Meir konsideron se Kosova duhet të hap ambasadën e vetë në pjesën perëndimore të Jerusalemit, aty ku gjendet edhe ambasada amerikane, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Mirëpo për të bërë këtë hap, së pari ajo duhet të formojë qeverinë e re.

“Duke marrë parasysh që Izraeli dhe Kosova janë pajtuar se normalizimi dhe vendosja e raporteve diplomatike mes dy vendeve kërkon vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, konsideroj se qeveria duhet të respektojë marrëveshjen”, ka shkruar Ben Meir në rrjetin social Facebook.

Ai shtoi se Kosova nuk duhet të ngutet dhe të punojë nën presion, por ambasada e Kosovës duhet të vendoset afër ambasadës amerikane në pjesën perëndimore të Jerusalemit.

“Është mençuri që të shtyhet vendimi deri në formimin e qeverisë së re që del pas zgjedhjeve”, tha ai.

Ai shtoi se BE mund ta dekurajojë Kosovën në kuptimin e hapjes së ambasadës në JerusaIem.

“Mendoj se BE nuk do të ndërmarrë asnjë masë ndëshkimi, nëse qeveria e re e Kosovës vazhdon të përmbush marrëveshjen me Izraelin” tha Ben Meir.

Ai vlerësoi se administrata e presidentit Biden nuk pret që ambasada amerikane të zhvendoset nga Jerusalem në Tel Aviv dhe “ka pak gjasa që presidenti Biden të këshillojë Kosovën që të punojë ndryshe“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat