Jevtiq për vaksinat: Shteti dhe Vuçiq kujdesen për qytetarët e tyre në Kosovë

Lajme

Jevtiq për vaksinat: Shteti dhe Vuçiq kujdesen për qytetarët e tyre në Kosovë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:38
Dalibor Jevtiq

Takimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me serbët në Kosovë ishte shumë i rëndësishëm, kryesisht për shkak të unitetit.

Kështu ka deklaruar mbrëmë nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.

Ai gjithashtu tha në TV Pink se vaksinimi në Kosovë është një temë e veçantë, duke marrë parasysh që Prishtina refuzoi vaksinat.

“Ndodhi që Prishtina refuzoi vaksinat dhe ato tregojnë të gjithë qëndrimin ndaj jetës. Vaksina iu ofrua të gjithëve”, theksoi Jevtiq dhe shtoi se menjëherë pas kësaj, u organizua që qytetarët të cilët dëshirojnë të vaksinohen në Kurshumli dhe se ky është një tregues se sa kujdesen shteti i Serbisë dhe presidenti Vuçiq për qytetarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat