Takohen Vuçiq e Lajçak, dialogu Kosovë – Serbi tema kryesore e diskutimit

Lajme

Takohen Vuçiq e Lajçak, dialogu Kosovë – Serbi tema kryesore e diskutimit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërmjetësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në zyrën e tij.

Për takimin Lajçak – Vuçiq kanë raportuar disa media serbe

Temë e takimit të Vuçiq dhe Lajçak që filloi rreth orës 18:00 në ndërtesën e presidencës serbe ishte dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

Palët pas takimit pritet të kenë një prononcim për media.

Lajçak arriti në Beograd këtë pasdite, pasi qëndroi në Prishtinë për tri ditë për t’u takuar me diplomatët e Kosovës.

Ai të parin në Kosovë e takoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilin biseduan po ashtu për vazhdimin e dialogut.

Ky i fundit, nëpërmjet një deklarate, lëri të nënkuptohet se dialogu nuk është prioriteti më i madh për platformën e tij qeversisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat