Palmer: Diplomatët serbë e përkrahin projektin e ‘Mini-Shengenit’ ballkanik

Lajme

Palmer: Diplomatët serbë e përkrahin projektin e ‘Mini-Shengenit’ ballkanik

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:54
Matthew Palmer

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer vlerësoi se diplomatët serbë e përkrahin projektin e ‘Mini-Shengenit’ ballkanik, teksa tha se nuk sheh euro-skepticizëm në mesin e popullit serb.

Palmer foli në konferencën “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Serbi dhe politika e SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor”, teksa tha se se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën evropiane të Serbisë.

“Rruga për në anëtarësimin në BE është e vështirë dhe shpesh duket e pafund. Sidoqoftë, në praktikë është treguar se kur një vend arrin qëllimin e tij, u bëhet e qartë qytetarëve se përfitimet janë më të mëdha se vështirësitë. Unë pres që ky të jetë rasti me Serbinë, dmth kur njerëzit të shohin përfitimet e vërteta të anëtarësimit, ajo mbështetje për rrugën evropiane do të rritet “, tha Palmer.

“Përshtypja ime nga bisedimet e fundit me zyrtarët serbë është se në thelb, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve janë të forta, por që ekziston gjithashtu një vizion i qartë i përbashkët për të ardhmen dhe të ardhmen e Serbisë si një anëtare e BE, me të gjitha fushat që kualifikohen si shtete të forta ekonomikisht”, shtoi tutje ai.

Projekti i Mini-Shengenit është një nga pikat për zbatim, të dalura nga marrëveshja për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, më 14 shtator të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat